Theo Hernandez thumbon Milan: Klubi mori një drejtim ndryshe nga ambicjet e mia, iki me kokën lart

Lamtumira e Theo Hernandez nga Milan nuk është pa polemika. Francezi, i cili u largua nga kuqezinjtë për t’u bashkuar me Al Hilal, i kushtoi një postim të gjatë në rrjetet sociale për t’u dhënë lamtumirën tifozëve pas gjashtë vitesh.

Dhe, në mesazhin e tij në Instagram, ai nuk u përmbajt të kritikonte ashpër klubin: “Vendimi im për t’u larguar nuk ishte i lehtë. Gjithmonë e kam ditur se ku dua të jem dhe Milan ka qenë gjithmonë përparësia ime”.

Por, për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi dhe disa vendime të fundit nuk pasqyrojnë vlerat ose ambiciet që më sollën këtu. Është koha për të mbyllur një kapitull dhe për të filluar një tjetër – të ndryshëm, por po aq të rëndësishëm për mua“, tha Hernandez.

Po largohem me kokën lart, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, duke bërë përpjekje maksimale dhe duke ndarë të njëjtat ëndrra me këta tifozë. Po largohem me gjithë zemër dhe me shpresën se Milan së shpejti do të kthehet në vendin që meriton. Milan do të jetë gjithmonë pjesë e imja“, shkroi ai në rrjetet sociale.

Më tej, francezi kujtoi gjashtë vitet e tij me kuqezinjtë me gëzim dhe emocion: “Arrita në vitin 2019 me ëndrra, dëshirë dhe entuziazmin e të veshurit të një fanelle të pasur me histori. Sot po largohem pasi përjetova momente të paharrueshme, siç ishte fitimi i titulli dhe Superkupës së Italisë”.

Dhe, mbi të gjitha, ndava dhomën e zhveshjes me njerëz të jashtëzakonshëm. Falënderime të përzemërta shokëve të ekipit, çdo trajneri që besoi tek unë, dhe veçanërisht Paolo Maldini, për mbështetjen, vizionin dhe lidershipin e tij”, tha mbrojtësi francez.

“Faleminderit tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë aty, në kohë të mira dhe të këqija. Të ndiej mbështetjen tuaj ka qenë një privilegj që nuk do ta harroj kurrë dhe do ta mbaj gjithmonë në zemrën time. Forca Milan“, tha Theo Herhandez.

The post Theo Hernandez thumbon Milan: Klubi mori një drejtim ndryshe nga ambicjet e mia, iki me kokën lart appeared first on Telesport.