Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim për çregjistrimin e partisë poliike “Lëvizja për Bashkim”.
Kjo e fundit ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.
Pas këtij vendimi, kjo zyre do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.
Lëvizja për Bashkim ishte regjistruar si parti politike në dhjetor të vitit 2007.