Mascherano zbulon të ardhmen e Messi-t: “Ka gjetur vendin ideal”

Pasi mori pjesë në Kupën e Botës për klube, skuadra e Inter Miami iu rikthye rutinës në MLS pa asnjë pushim. Trajneri Javier Mascherano u përball me një nga temat më të nxehta të momentit në konferencën për shtyp: e ardhmja e Lionel Messi.

Trajneri argjentinas dëshironte të fikte thashethemet për një lamtumirë të mundshme të lojtarit, duke nënvizuar qetësinë që kampioni duket se ka gjetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë e shoh atë shumë të lumtur këtu. Unë mendoj se ai gjeti vendin ideal për të qëndruar i qetë dhe të shijonte shumë gjëra që ai nuk mund të jetonte diku tjetër”, deklaroi Mascherano.

Më tej, trajneri i Inter Miami komentoi: “Në fund do të jetë Messi ai që do të vendosë, por sot për sot unë e shoh atë me të vërtetë të qetë dhe të lumtur në Majemi”.

Në nivelin atletik, Messi është në gjendje të mirë, por prania e tij nuk është ende e sigurt. Mascherano do të vlerësojë me kujdes situatën, duke marrë parasysh gjithashtu kalendarin intensiv që pret Miami.

Këtë vit ne kemi zhvilluar disa ndeshje pa të dhe të gjithë kemi ndërmarrë një hap përpara për të bërë që mungesa e tij të ndihet sa më pak. Messi nuk e zëvendëson dot askush”, tha Mascherano.

The post Mascherano zbulon të ardhmen e Messi-t: “Ka gjetur vendin ideal” appeared first on Telesport.