Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Ajo ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Policët në fjalë po hetohen në lidhje me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari nga Lipjani, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje policore.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka nxitur kërkesa për hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale.
Procedurat hetimore janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet gjyqësore kanë vlerësuar se ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit si masë parandaluese.
The post Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut appeared first on Kosovapost.net.