Para Kuvendit, Përparim Gruda nga PDK ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahut të riut nga Lipjani dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet e shtetit.
“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na tronditi të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si aktor i papërgjegjshëm politik dhe ligjor,” tha Gruda.