Dështon vazhdimi i 44-të i seancës konstituive

As në përpjekjen e 44-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 11 korrik.

Në sallë ishin 101 deputetë. Prej tyre, 55 votuan për

The post Dështon vazhdimi i 44-të i seancës konstituive appeared first on Kosovapost.net.