Manchester United i kërkoi të gjejë një skuadër të re dhe e la pa fanellë, sulmuesi stërvitet me vete

Marcus Rashford është rikthyer në kompleksin stërvitor të Manchester United, në Carrington, duke u nënshtruar seancave individuale pavarësisht se i është dhënë më shumë kohë për të gjetur një largim.

Skuadra e United u rikthye për përgatitjet e tyre parasezonale këtë javë. Por, pavarësisht se Rashford ishte ndër emrat e raportuar që u është dhënë kohë shtesë për të siguruar një largim nga klubi, sulmuesi është rikthyer.

Rashford gjithashtu i është fanella me numër 10. Lojtari I ardhur në merkaton e verës, Matheus Cunha ka marrë pjesë në javën e tij të parë të stërvitjes në Carrington, duke marrë edhe fanellën që mbante Rashford.

“Sky Sports News” sqaron se Marcus Rashford nuk përballet me një të ardhme të vërtetë në “Old Trafford”. Barcelona mbetet destinacioni i tij i preferuar nëse ai largohet nga United këtë verë.

The post Manchester United i kërkoi të gjejë një skuadër të re dhe e la pa fanellë, sulmuesi stërvitet me vete appeared first on Telesport.