Fituesit e Champions League, PSG, do të përballen sot në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për klube ndaj Real Madrid, në një sfidë që konsiderohet spektakolare. Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli për sfidën: “Të luash kundër Real Madridit është gjithmonë një ndeshje e veçantë“.
“Jemi të kënaqur që po luajmë në një ndeshje si kjo sepse do të thotë se kemi bërë një punë të mirë deri më tani“, shtoi trajneri i PSG-së. Përballja PSG kundër Real Madrid shënon ribashkimin e parizienëve me Kylian Mbappe, këtë herë si kundërshtarë.
“Ajo që mund të them është se kjo i përket të kaluarës”, shtoi trajneri spanjoll, që fokusohet te sfida: “Shumë gjëra e bëjnë këtë një ndeshje të veçantë. Është e rëndësishme sepse është një gjysmëfinale e Kupës së Botës për klube. Ne duhet të jemi të gatshëm të mbetemi të përqendruar te fusha”.
“Jemi shumë afër të luajmë një finale tjetër dhe ky është një motivim i vërtetë. Mendoj se është shumë e vështirë të analizosh Real Madrid sepse Xabi Alonso sapo ka filluar punën e tij atje. Për mua ka qenë gjithmonë një kënaqësi të luaj kundër tyre dhe gjithmonë do të jetë“, tha Luis Enrique.
The post Luis Enrique: Sfida kundër Real Madrid mbetet gjithnjë e veçantë, jemi afër një tjetër finaleje appeared first on Telesport.