Sancho dhe United pranojnë ulje të pretendimeve financiare, Juventus pranë nënshkrimit me talentin anglez

Nuk ka mbaruar ende por diskutimet e djeshme i kanë afruar shumë më tepër Juventus dhe Manchester United në lidhje me të ardhmen e Jadon Sancho, një lojtar që konsiderohet thelbësor për forcimin e skuadrës së Igor Tudor.

Çështja kryesore është paga e lojtarit, të cilën Sancho duket i vendosur ta ulë për të përmbushur kufirin e pagave të klubi bardhezi. Pra, marrëveshja duhet të zgjidhet së shpejti mes të gjitha palëve.

“Djajtë e Kuq” filluan me një kërkesë prej 30 milionë eurosh, ndërsa Juve e ka rritur atë në 20 milionë euro. Ndërmjet tyre është shifra rreth së cilës do të ndërtohet marrëveshja për transferimin e Sancho.

Kjo marrëveshje nxitet edhe nga mungesa e alternativave si për Manchester United ashtu dhe për vetë Sancho, të cilët nuk kanë oferta të tjera konkrete në tavolinë. Ndërkohë që lojtari duket dakord për një transferim në Serie A.

The post Sancho dhe United pranojnë ulje të pretendimeve financiare, Juventus pranë nënshkrimit me talentin anglez appeared first on Telesport.