Chelsea është ekipi i parë finalist i Kupës së Botës për klube. Londinezët mundën 2-0 Fluminense falë një dygolëshi të Joao Pedro.
I intervistuar pas ndeshjes, trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shprehu krenarinë dhe kënaqësinë e tij: “Jam i lumtur me të gjithë ndeshjen e bërë”.
“Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe tani jemi në finalen e Kupës së Botës. Joao Pedro? E dinim që mund ta bënte këtë, e dinim sa i fortë ishte. Besojmë tek ai”, shtoi më tej trajneri italian.
“Kemi studiuar mirë dhe jemi në finale. Duhet të vazhdojmë kështu, do të përpiqemi të fitojmë. PSG apo Real Madrid? Të dyja janë ekipe të shkëlqyera, jemi krenarë që jemi atje“, tha Maresca.
The post Maresca: Krenarë që jemi në finalen e Botërorit, do të përpiqemi ta fitojmë trofeun appeared first on Telesport.