Fund i historisë! Juventus takim me agjentet e Vlahovic, synohet zgjidhje konsensuale e kontratës

Dusan Vlahovic pothuajse me siguri do të largohet nga Juventus në merkaton e verës. Sulmuesi serb është jashtë planeve të bardhezinjve për sezonin e ri.

Drejtori i përgjithshëm i Juventus, Comolli, po kërkon prej ditësh një zgjidhje për ta shitur atë. Sipas Gianluca Di Marzio, Juventus do të propozojë ndërprerjen e kontratës së tij.

Do të synohet një ndërprerje konsensuale, ndaj pritet që të zhvillohet një takim mes klubit bardhezi dhe stafit të Vlahovic ditët në vijim.

Vlahovic luan prej katër sezonesh me Juventus, ku në 145 ndeshje zyrtare ka realizuar 58 gola. Dashuria e madhe mes palëve nuk çeli asnjëherë dhe gjithnjë serbi ka qenë mes kritikave.

Kontrata e tij me bardhezinjtë skadon verën e ardhshme, ndaj dhe Juventus kërkon ta largojë që tani, për të mos e humbur me parametrin zero pas një viti.

The post Fund i historisë! Juventus takim me agjentet e Vlahovic, synohet zgjidhje konsensuale e kontratës appeared first on Telesport.