Një zyrtar i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së ka përshkruar situatën në Gaza si “më të rëndën që ka parë deri tani”, pas kthimit nga një vizitë në terren.
“Nëvojat janë më të mëdha se kurrë, ndërsa aftësia jonë për të ndihmuar është më e kufizuara ndonjëherë. Uria po përhapet dhe njerëzit po vdesin duke kërkuar ushqim,” tha zëvendësdrejtori ekzekutiv i WFP, Carl Skau.
Ai shtoi se ekipet e tyre në Gaza përballen me rrezik të vazhdueshëm ndërsa përpiqen të shpërndajnë ndihma, shpesh duke u kapur mes zjarrit të kryqëzuar. “Na mungojnë karburanti, pjesët e këmbimit dhe pajisjet bazë të komunikimit,” tha ai. /mesazhi
The post Zyrtari i OKB: Uria po përhapet në Ga’za, njerëzit po vd’esin duke kërkuar ushqim appeared first on Kosovapost.net.