Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Meje të Gjakovës

Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Meje të Gjakovës.

“Rreth orës 15:25  në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim.

Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Kaqun Limën, shefin e Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës

The post Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Meje të Gjakovës appeared first on Kosovapost.net.