Në “MetLife Stadium” në New Yersey po luhet gjysmëfinalja mes Fluminense dhe Chelsea, për Kupën e Botës për Klube. Brazilianët vijnë në gjysmëfinale, pasi eleminuan Al-Hilal me rezultatin 2-1, ndërsa Chelsea eleminoi Palmeiras po me rezultatin 2-1.
Sigurisht që “Blutë e Londrës” janë favorit në këtë takim, por brazilianët e Fluminense kanë treguar që janë një ekip solid dhe i aftë për të mposhtur këdo kundërshtar.
Sfida është zhbllokuar shpejt, falë blerjes më të fundit të Chelsea-s, Joao Pedro, për të cilin pagoi 60 milionë paundë te Brighton. Ylli brazilian shënoi një supergol me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 17-të. Sulmuesi nuk e festoi golin, duke qenë se ka dalë pikërisht nga ekipi i Fluminense-s, para se të transferohej në Angli.
The post 60 milionshi e nis me këmbë të mbarë te Chelsea, ylli brazilian shënon pas 17 minutash lojë (video) appeared first on Telesport.