Zbulohen detaje të tjera për aksidentin e Jota: “Nuk ishte vetëm shpejtësia, por sipërfaqja…”

Zbulohen detaje të reja për aksidentin fatal të Diogo Jota dhe vëllait të tij në autostradën A-62 pranë Zamorës, me pasojë vdekjen e të dyve.

Në Spanjë raportojnë se Jota po lëvizte një shpejtësi shumë më të lartë se ajo e lejuara. Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se Jota ishte shoferi i automjetit.

Një gomë e makinës ka shpërthyer dhe kjo mund të ketë shkaktuar daljen nga rruga dhe shpërthimin e makinës. Gjithsesi, ka ende dyshime për disa “pista” të tjera.

Eksperti i sigurisë rrugore, Javier Lopez Delgado, ka ngritur shqetësimet e tij për sipërfaqen e rrugës, duke theksuar se në të njëjtin vend kishte ndodhur një tjetër aksident thuajse fatal disa ditë më parë.

Sipas tij, nëse makina do të udhëtonte me rreth 80 km/h, pasojat mund të mos kishin qenë fatale.

The post Zbulohen detaje të tjera për aksidentin e Jota: “Nuk ishte vetëm shpejtësia, por sipërfaqja…” appeared first on Telesport.