Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe bavarezët nuk kanë durim për lojtarin e blerë për 49 mln euro.
Dy klubet e interesuara për të, sipas Bild, janë Aston Villa dhe Brighton. Bayern po kërkon 35 mln euro për mesfushorin.
Palhinha ka disa muaj që ngulmon. Ai nuk dëshiron të largohet nga “Allianz Arena”, por së fundmi ka reflektuar. Trajneri Kompany po i jep sinjal të qartë: “me mua s’ke shans të luash titullar”.
Kjo e dëmton mesfushorin, sepse në 2026 luhet Kupa e Botës dhe ai ka nevojë për minuta që të luajë me Portugalinë.
The post Bayern detyron lojtarin të largohet: Zero minuta para Botërorit! appeared first on Telesport.