Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi është injoruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte, ndërsa ai ia ofroi dorën si ndihmë për të zbritur nga shkallët e një aeroplani, pasi arritjes në Britani për vizitën e tyre treditore shtetërore.

Macron është pritur nga Princi dhe Princesha e Uellsit pasi zbriti nga aeroplani para Zonjës së Parë, në RAF Northolt në Londrën Perëndimore.

 

 

French President Emmanuel Macron was ignored by his wife Brigitte today at RAF Northolt

Ndërsa gruaja e tij zbriste shkallët drejt familjes mbretërore në pritje, të cilët po përshëndetnin çiftin në emër të Mbretit Charles III, Presidenti Macron ia zgjati dorën.

Por zonja Macron duket se e injoroi atë, duke u mbajtur në anësoret ndërsa ecte poshtë e duke e lënë atë të lëshonte dorën në mënyrë të çuditshme, transmeton Klankosova.tv.

Minuta më vonë, Macron u pa në një makinë duke pritur të largohej nga baza, dhe marrëdhëniet dukeshin të ftohta, me Brigitte e cila është parë me telefonin të cilin e nxori nga çanta.

The couple appear to remain frosty in the car as Brigitte Macron looks inside her handbag

Ky injorim vjen disa javë pasi Brigitte është kapur duke e goditur burrin e saj përpara se të zbrisnin nga aeroplani në Vietnam.

Megjithatë, presidenti francez mohoi se ishte goditje, duke thënë se ishte “lojë”.

The post Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli appeared first on Kosovapost.net.