Policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit, Agron Zejnullahu në rrethana ende të panjohura në Lipjan, janë në pritje të vendimit për paraburgimin e tyre. Kështu kanë konfirmuar për RTK-në nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”.
Gjatë ditës në media është raportuar për një raport fillestar të mjekësisë ligjore, sipas të cilit, vdekja e të ndjerit Agon Zejnullahu, mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja.
Nga Prokuroria Themelore kanë thënë se ende nuk e kanë pranuar një raport të tillë për rastin e viktimës në Lipjan.
RTK ka provuar të marrë një qëndrim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për raportin, por që gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.
The post Rasti i Lipjanit: Prokuroria nis hetimet për `vrasje nga pakujdesia` appeared first on Kosovapost.net.