Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Zvicrës, Martin Pfister, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për garantimin e stabilitetit në vend dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Gjithashtu theksova dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO, për të garantuar stabilitetin e vendit tonë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Maqedonci.
Ai tha gjithashtu se me homologun zviceran kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në trajnimin dhe edukimin e ushtarakëve kosovarë
The post Maqedonci takon ministrin zviceran të Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, kyç për stabilitetin e Ballkanit appeared first on Kosovapost.net.