Epoka e Thomas Müller te Bayern Munich përfundoi me një dozë hidhërimi dhe pa bujë. Eliminimi nga Kupa e Botës për Klube kundër PSG (bavarezët humbën 0-2), një ndeshje në të cilën ai hyri vetëm në minutat e fundit, shënoi aktin e fundit të një karriere legjendare.
Një jetë e kaluar në klub, nga ekipet e të rinjve deri në majën e Evropës dhe botës. Pavarësisht thashethemeve për një rinovim të mundshëm, edhe për shkak të dëmtimit të Musiala, 35-vjeçari ka zgjedhur të kthejë faqen përfundimisht.
Edhe pse minutat e tij ishin zvogëluar, roli i tij në dhomën e zhveshjes kishte mbetur qendror: 49 paraqitje sezonale dhe pothuajse 2,000 minuta në fushë dëshmojnë për rëndësinë e tij. Lamtumira erdhi pa konferenca apo ceremoni.
Vetëm një video e shkurtër e xhiruar nga ai vetë në qendrën sportive në Säbener Strasse, me zhurmën e një kositëseje bari në sfond: “Lamtumira e fundit në fushën time të stërvitjes. Ishte një kënaqësi, një nder t’i përkas Bayern. Tani është koha për një kapitull të ri në jetën time“.
Klubi e festoi lamtumirës në mediat sociale duke ripërshkruar fazat e legjendës së tij: 756 ndeshje, 250 gola, 223 asiste, 13 tituj kampionë në Bundesliga, 6 Kupa Gjermane, 2 Champions League dhe shumë më tepër: “Një karrierë e pabesueshme, një person i jashtëzakonshëm“.
Müller ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen: MLS është një mundësi konkrete, ndërsa dalja në pension, për momentin, duket e përjashtuar.
The post Muller: Ishte një kënaqësi dhe nder të luaja për Bayern, kjo është lamtumira ime nga ky ekip appeared first on Telesport.