Massimiliano Allegri, pas prezantimit te Milan, ka nisur menjëherë nga puna. Ai foli për largimin e Theo Hernandez, që nuk është grumbulluar, pasi pret të transferohet te skuadra e Al Hilal.
“Nuk kam shumë se ç’të them. Theo Hernandez ka bërë një zgjedhje tjetër nga ajo që kishte dhe i uroj fat të mbarë“, deklaroi Massimiliano Allegri. Deklaratë që konfirmoi transferimin e mbrojtësit francez te arabët.
Më tej, trajneri kuqezi, duke folur për një tjetër francez, portierin Mike Maignan, tha: “Jam shumë i lumtur që Maignan ka vendosur të qëndrojë, ai është kapiteni i ekipit, një nga portierët më të mirë në Evropë”.
“Rafael Leao? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të ketë një sezon të shkëlqyer. Ai po arrin moshën e pjekurisë, po bëhet më i përgjegjshëm dhe ka të gjitha kushtet për të bërë mirë“, shtoi Allegri.
The post Allegri: Theo bëri zgjedhjen e tij duke u larguar, ky do të jetë kapiteni i Milan appeared first on Telesport.