“Është një djalë i jashtëzakonshëm, e njoh mirë”. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të ri të Milan-it, Massimiliano Allegri, për Dusan Vlahovic, i cili duket se është në shënjestër të kuqezinjve për sulmin.
Megjithatë, siç bën të ditur calciomercato.it, Djalli duket se interesohet edhe për dy lojtarë të tjerë të Juventus-it, Andrea Cambiaso dhe Federico Gatti, për të përforcuar mbrojtjen.
Dy emrat e tjerë në listën e drejtorit sportiv Igli Tare janë dy ish-yje të bardhezinjve, Adrien Rabiot, aktualisht te Marseille, dhe Federico Chiesa i Liverpool-it.
Mesfushori francez ka kaluar sezonet e tij më të mira në Itali nën drejtimin e Allegri-t, ndërsa sulmuesi italian i krahut nuk është përshtatur plotësisht në Anfield.
Një tjetër emër për sulmin e kuqezinjve është ai i Lorenzo Luça të Udinese-s, në qendër të një telenovele të vërtetë të merkatos që vazhdon prej disa javësh.
Napoli mbetet në avantazh, por Milan-i është në garë.
The post Jo vetëm Vlahovic, Milan-i do edhe dy lojtarë të tjerë të Juventus-it appeared first on Telesport.