Inter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu, ka një klauzolë 150 milionë euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Inter-i në këtë merkato.

Zikaltrit janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe duket se e kanë gjetur te Benfica. Bëhet fjalë për Orkun Kokcu, mesfushor cilësor dhe shok skuadre pikërisht i Calhanoglu te Turqia.

Një lojtar me përvojë të gjatë në futbollin europian, ai e ka treguar veten veçanërisht te Feyenoord dhe në fakt ishte në shënjestër të Roma-s, e cila është përballur me të më shumë se një herë.

Në Portugali, ‘A Bola’ ka shkruar se Kokcu është një opsion konkret për Inter-in, i cili duket se e ka vendosur atë në krye të listës.

Lojtari i lindur në vitin 2000 do ta pranonte me shumë dëshirë kalimin te zikaltrit, por sipas gazetës portugeze, Roma po lëviz gjithashtu me rrethin e lojtarit për ta bindur atë të transferohet te verdhekuqtë.

Benfica është hapur për shitjen e Kokcu, i cili ka një klauzolë të frikshme prej 150 milionë eurosh, për një shumë rreth 40 milionë euro. Ende shumë për financat e klubit milanez.

Por me lamtumirën e Calhanoglu, dhe ndoshta jo vetëm të tij, Inter-i do t’i kishte mundësitë ekonomike. Por ka edhe ekipe të tjera të interesuara për të, veçanërisht në atdheun e tij: Fenerbahce, Galatasaray dhe Besiktas.

Besiktas po negocion për të në orët e fundit dhe presidenti i klubit turk Serdal Adali, i cili ndodhet në Portugali për t’u takuar me shqiponjat e Lisbonës, e ka pranuar këtë:

“Po punojmë shumë për Orkun Kokcu, por është një transferim i vështirë”, fjalët e raportuara nga ‘A Spor’. Inter-i, ashtu si Roma, do të duhet të nxitojë.

The post Inter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu, ka një klauzolë 150 milionë euro appeared first on Telesport.