SHBA heq grupin HTS nga lista e organizatave te*rroriste

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se do të largojë zyrtarisht grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nga lista e organizatave terroriste, ka raportuar Al Jazeera.

HTS, i njohur më parë si Fronti Nusra, ka qenë për vite me radhë në listën e zezë të organizatave terroriste për shkak të lidhjeve të tij të mëhershme me Al-Kaedën.

Mohamed al-Julani, më parë udhëheqës i HTS-së, mori pushtetin në Siri pas rrëzimit të presidentit të mëparshëm, Bashar al-Asad.

Ky vendim vjen pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi zyrtarisht heqjen e shumicës së sanksioneve amerikane ndaj Sirisë.

Vendimi u përshëndet nga disa si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe mbështetjes së procesit të rindërtimit në një vend të shkatërruar nga mbi një dekadë lufte civile.