48.8% është arritshmëria e përgjithshme në Testin e Arritshmërisë sivjet. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, transmeton KosovaPost.
Sot ky institucion ka publikuar rezultatet e testit të mbajtur më 27 qershor.
“Pas gjenerimit të të dhënave, MASHTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa Arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8”, thuhet në njoftim.
Sivjet këtij testimi i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta. Testi i Arritshmërisë është orientues, ndërsa rezultatet shërbejnë për regjistrim në klasën e dhjetë dhe nuk ka prag të kalueshmërisë.
The post MASHTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë appeared first on Kosovapost.net.