8 mln euro për Kristjan Asllanin? Interi nuk e priste këtë ofertë, por…

Real Betis nuk mendon se Kristjan Asllani kushton 20 mln euro, aq sa u ble nga Interi dy vite më parë.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi spanjoll ka interes të madh për mesfushorin shqiptar, por nuk ofron më shumë se 8 mln euro. Madje, oferta e parë ka qenë 6 mln euro.

Deri tani, klubet janë ende larg akordit, sepse Interi dëshiron të “rifitojë” 20 mln euro për 23-vjeçarin.

Ekziston një shans që marrëveshja të arrihet, sepse Real Betis është gati të ofrojë një përqindje të konsiderueshme për Interin në rast se Asllani rishitet.

The post 8 mln euro për Kristjan Asllanin? Interi nuk e priste këtë ofertë, por… appeared first on Telesport.