Debati në distancë mes deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci dhe atij të LDK-së, Lutfi Haziri ka vazhduar edhe sot.
E gjitha nisi me një deklaratë të deputetit Lufti Haziri i cili kishte thënë se “nuk kam votë për shpërbërje të Kuvendit”.
Pas kësaj kishte reaguar deputeti Mefail Bajqinovci duke e ftuar publikisht Hazirin për të hyrë në koalicion qeverisës LVV-LDK.
E sot para fillimit të seancës së 43-të për konstituim e cila dështoi sërish, deputeti i LDK-sëiu përgjigj kolegut të tij nga LVV, duke thënë se është cinizëm dhe shantazh politik.
“S’ka të bëjë me ftesa të tilla, cinizmi dhe ironia e kanë bërë më neverike ardhjen tonë çdo 48 orë. Cinizmi ka rëndu jetën publike, ti kthehemi normalitetit. Ata që e shtinë opsion shpërbërjen e Kuvendit dhe dënimin e deputetëve, shtyjnë në funksion shantazhin politik”, tha Haziri.
Nuk shkuan pak minuta dhe pasoi reagimi i deputetit Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, ku i kërkoi Hazirit që të votojë kryetarin e Kuvendit.
“Lutë, boll u shtire! Votoje Kryetarin e Kuvendit e hajde vazhdojmë punën. Se ti, Lutë, veç me PDK-në e ke pas gjithmonë qejfin me hy në koalicion – dhe këtë nuk e ke fsheh kurrë. Mos e lodh askënd me “neutralitetin” tënd të shpikur”, ka shkruar Bajqinovc
The post Debat në distancë mes Bajqinovcit e Hazirit: Lutë boll u shtire, gjithmonë ke dashur koalicion veç me PDK-në appeared first on Kosovapost.net.