Pep zbulon shqetësimin e madh, Rodri mund të jetë dëmtuar sërish në Botërorin për klube

Trajneri Pep Guardiola ka zbuluar se Rodri mund të jetë lënduar sërish gjatë ndeshjes së fundit të Manchester City në Kupën e Botës për Klube, atë të humbur kundër Al Hilal, në Orlando, një javë më parë.

Rodri hyri në fushë si zëvendësues për Ilkay Gundogan pas 53 minutash, por u detyrua të largohej në periudhën e parë të kohës shtesë. Guardiola tha se Rodri ishte ankuar për një problem, por pa dhënë detaje se çfarë ishte.

Duhet ta shohim me kujdes gjendjen e Rodri. Ai u ankua për gjendjen e tij, por na duhet kohë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Natyrisht nuk është një gjendje e rëndë, por ai sapo u kthye nga dëmtimi“, tha Guardiola.

Rodri humbi pothuajse të gjithë sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe luajti si titullar për herë të parë që nga shtatori e kaluar vetëm një herë, në fitoren 5-2 kundër Juventus po në Botërorin për klube.

The post Pep zbulon shqetësimin e madh, Rodri mund të jetë dëmtuar sërish në Botërorin për klube appeared first on Telesport.