Luis Enrique paralajmëron Real: Jemi kampionët e Europës, kemi shumë potencial

Pas triumfit në Champions League një muaj më parë, skuadra e PSG vijon të shkëlqejë edhe në Botërorin për klube. Kampionët francezë kanë shkuar në gjysmëfinale, ku do të përballen me Real Madrid.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, duke komentuar këtë rrugëtim, foli me superlativa për të tijtë. Sidomos pas fitores ndaj Bayern Munich, ku e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë.

Është folur shumë për qëndrueshmërinë dhe sigurisht që PSG tashmë e ka atë. Ne jemi gati të jemi konkurrues në çdo kohë dhe pavarësisht rezultatit”, tha Luis Enrique.

Kur përballesh me ekipe si Bayern, është e komplikuar kur luan 11 ndaj 11. Me dy lojtarë të përjashtuar mund të shndërrohet në llotari, por ia dolëm mbanë”, tha Luis Enrique.

Ndaj Real do të jetë e vështirë, por, siç e thashë, po fitojmë qëndrueshmëri në lojën tonë. Kjo na ka dhënë trofe, përfshi edhe Champions League, por të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha trajneri spanjoll.

The post Luis Enrique paralajmëron Real: Jemi kampionët e Europës, kemi shumë potencial appeared first on Telesport.