Grida Duma hap zemrën dhe rrëfen vështirësitë me të cilat është përballur në jetë

Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private.

Ajo ka treguar se i është dashur të ndryshojë shumë gjëra tek vetja, sakrificat që ka bërë, të cilat kanë ardhur si pasojë e rrethanave.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj”, u shpreh ajo.

“Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…”.

“Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë”, theksoi Duma ndër të tjerash.

Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica”.

Nga ana tjetër, Grida vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në ekran.