Tetë ditë për të mësuar të ardhmen e Denzel Dumfries dhe krahut të djathtë te Interi.
Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e nënshkruar nga holandezi disa muaj më parë do të skadojë të martën, më 15 korrik dhe që nga ai moment do të kuptohet nëse ish-lojtari i PSV do të vazhdojë aventurën e tij me zikaltrit apo jo.
Pas një sezoni si protagonist absolut me 11 gola dhe 5 asiste, Dumfries ka tërhequr në mënyrë të pashmangshme vëmendjen e disa klubeve të mëdha dhe tek Inter-i ekziston frika se holandezi mund të largohet pas katër vitesh me zikaltrit.
Skuadra e parë që kërkoi informacion për holandezin ishte Barcelona. Pas dy golave dhe tre asisteve që vendosën gjysmëfinalen e Champions League midis ndeshjes së parë dhe të dytë, katalanasit e kanë konsideruar seriozisht Dumfries për të forcuar krahun e djathtë.
Situata e ndërlikuar ekonomike dhe garancitë e ofruara nga Jules Koundé e kanë shtyrë Barçën, të paktën për momentin, të tërhiqet nga gara për holandezin.
Ata që mund të bëjnë një lëvizje këtë javë janë drejtuesit e Manchester City të Pep Guardiola-s, të cilët po kërkojnë një mbrojtës të krahut të djathtë.
City vjen pas dy sesioneve të mëdha transferimesh, janarin e kaluar ata investuan mbi 100 milionë dhe në qershor ata ndezën merkaton para Kupës së Botës për Klube me nënshkrimet e Reijnders, Ait-Nouri dhe Cherki.
Me largimin e Kyle Walker, i cili nënshkroi për Burnley pas huazimit të tij negativ te Milan-i, Pep ka nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe klauzola e Dumfries përfaqëson një mundësi në merkato për Citizens.
Manchester është gati të investojë 25 milionë euro, Inter shpreson të jetë në gjendje ta mbajë holandezin, por ndërkohë ata po kërkojnë zëvendësime.
The post E do Guardiola, Manchester City ka gati ofertën për yllin e Inter-it appeared first on Telesport.