“Real-it i mungon një lojtar si unë”, Kroos: Disa gjëra duhet të ndryshojnë

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka lënë të kuptohet se ish-klubi i tij mund të ketë vështirësi në gjetjen e një zëvendësuesi të përshtatshëm për të.

Që kur u tërhoq si fitues i Champions League dhe La Liga-s, ish-lojtari i kombëtares gjermane ka ndarë rregullisht pikëpamjet e tij për Los Blancos.

Sipas tij, problemet e Madridit rrjedhin nga mungesa e kontrollit në mesfushë, diçka që ai dikur e ofronte.

“Atyre ende u mungon një profil si i imi, ende po e kërkojnë atë. Nuk ka shumë lojtarë të tillë, dhe ata që janë atje nuk janë të lehtë për t’u marrë”, tha Kroos.

“Është shumë herët për të gjykuar Real Madrid-in e Xabit. Duhet kohë për të vlerësuar ndryshimet dhe zbatimin e ideve të tij.

“Jam i sigurt se Xabi di si t’i korrigjojë gjërat, pasi ka gjëra që duhet të ndryshojnë, sepse me kaq shumë cilësi – gjërat duhet të shkojnë mirë.”

The post “Real-it i mungon një lojtar si unë”, Kroos: Disa gjëra duhet të ndryshojnë appeared first on Telesport.