Te Bayern reagojnë pas dëmtimit të Musiala: Një “shock” për ne dhe lojtarin

E shtuna ishte një ditë për t’u harruar për Bayern Munich. Bavarezët jo vetëm që humbën 2-0 ndaj PSG dhe si pasojë i thanë lamtumirë Kupës së Botës për klube, por ata u përballën edhe me dëmtimin e rëndë të Jamal Musiala (u përplas me Donnarumma).

Max Eberl, drejtor sportiv i Bayern Munich, deklaroi: “Ky dëmtim i rëndë dhe mungesa e gjatë janë një tronditje e vërtetë për Jamal dhe për të gjithë ne. Është një goditje e fortë për Bayern Munich”.

Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Jamal për lojën tonë dhe çfarë roli qendror luan në ekipin tonë. Për më tepër, nga një këndvështrim njerëzor është një situatë jashtëzakonisht e hidhur”, shtoi Eberl.

Jamal sapo ishte kthyer nga një dëmtim dhe tani do të duhet të ndalet përsëri për një kohë të gjatë. Ai do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme nga ana jonë. Ne do të jemi në krah të tij dhe do ta ndjekim hap pas hapi. Mezi presim ta shohim përsëri në fushë“, tha shefi i bavarezëve.

The post Te Bayern reagojnë pas dëmtimit të Musiala: Një “shock” për ne dhe lojtarin appeared first on Telesport.