Një lajm jo i mirë vjen për Juventus në lidhje me negociatat për rikthimin e Francisco Conceiçao në Torino. Transformimi i marrëveshjes nga një huazim i thjeshtë në një huazim përfundimtar mund t’u kushtojë bardhezinjve më shumë.
Aktualisht, klauzola për blerjen e lojtarit është 30 milionë euro, shumë që kërkon edhe Porto për ta lënë të lirë lojtarin. Por kontrata përfshin një rritje të kësaj shume deri në 45 milionë euro pas datës 15 korrik.
Çka do të thotë se Juventus duhet të nxitojë dhe mbyllë gjithçka brenda kësaj jave për të evituar që kjo shumë të rritet. Juventus nuk ka asnjë mundësi që të arrijë ato shifra, ndërsa te Potro presin të mësojnë se si do të rrjedhin ngjarjet.
Me fanellën e Juventus, mesfushori portugez arriti të realizojë 7 gola në total në 40 ndeshje që u aktivizua sezonin e kaluar. Klubi italian dëshiron ta mbajë, por rrezikon të humbasë gjithçka nëse nuk nxiton.
The post Juventus në ankth për Conceiçao, nëse nuk nxiton në blerje klauzola rritet me 50% appeared first on Telesport.