E kryer! Sulmuesi që kërkohej nga të gjithë merkaton e verës përfundon në Premier League, ja skuadra

Arsenal më në fund e ka gjetur qendërsulmuesin e duhur, njeriun që trajneri Mikel Arteta e kërkoi me shumë këmbëngulje. Sipas mediave portugeze, “Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje me Sporting Lisbon për Viktor Gyokeres.

Sulmuesi suedez, i cili vjen pas dy sezoneve të jashtëzakonshme në Portugali, është gati të kthehet në Angli, ku më herët ka luajtur në Championship me Coventry City. Është arritur një marrëveshje midis klubeve për një shifër totale prej 80 milionë eurosh.

Gyokeres po insistonte të largohej nga Lisbona dhe kishte arritur një marrëveshje me Arsenal për javë të tëra. Ardhja e suedezit i jep Arteta një finalizues të jashtëzakonshëm në një ekip që ka pasur probleme të mëdha në aspektin e shënimit.

Vitin e kaluar, golashënuesi më i mirë i “Topçinjve” në Premier League ishte Kai Havertz, i cili shënoi nëntë gola në Ligë. Këto shifra janë të pakta në krahasim me ato të Gyokeres, i cili shënoi 97 gola në dy vjet te Sporting Lisbon, 54 vetëm sezonin e kaluar.

The post E kryer! Sulmuesi që kërkohej nga të gjithë merkaton e verës përfundon në Premier League, ja skuadra appeared first on Telesport.