Avokati Arianit Koci ka thënë se të gjithë akterët politikë pajtohen se gjendja aktuale në Kuvend nuk mund të vazhdojë më, raporton Fokusi.info.
Ai kërkoi që të ulen tensionet dhe të lihen anash inatet për të arritur një zgjidhje, duke theksuar se është koha për të përvjelë mëngët dhe për të kontribuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Me të gjithë akterët politikë po flas privatisht.
Të gjithë po pajtohen: kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më.
Kuvendi duhet të konstituohet.
Zgjidhje ka – vetëm duhet me i lënë anash inatet.
Si duket, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin.
Natyrisht, secili prej jush duhet me dhënë kontributin e vet – që së pari të ulen tensionet në publik.
Të gjithë e kemi një qëllim:
Me ndërtu shtetin tonë të përbashkët.
Tjetër nuk kemi!