Prapaskenat e merkatos/ Vardi ishte pranë klubit të Serisë A, por e refuzoi trajneri

Xhenoa ishte shumë pranë marrëveshjes për të sjellë në Itali sulmuesin Xhemi Vardi, i cili sapo u tërhoq nga futbolli. Sipas “La Repubblica”, klubi italian kishte bindur 38-vjeçarin të ndryshonte mendje, duke i ofruar një eksperiencë të re jashtë Anglisë dhe duke siguruar pagën me ndihmën e sponsorizimeve, siç kishte ndodhur më parë me De Gean.

Megjithatë, trajneri Patrik Viera refuzoi transferimin, duke argumentuar se Vardi nuk ishte pjesë e projektit teknik të Xhenoas dhe duke shmangur një situatë të ngjashme me atë të Balotelit, i cili ishte më shumë problem në media sesa në fushë. Kështu, Xhenoa nuk do të ketë sulmuesin që shkroi histori me Leisterin në vitin 2016.

PANORAMASPORT.AL