Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane me të zbarkuar në aeroportin e Zurich-ut.

Kjo ngjarje e papritur ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, teksa ndalimi nga Policia i ka pamundësuar Noizyt koncertin e paralajmëruar për mbrëmjen e kaluar në një nga “club-et” shqiptare në Zvicër.

Koncerti ishte parashikuar të ishte një nga performancat më të rëndësishme të verës për reperin, pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit.

Por duket se shteti helvetik kishte plane të tjera: raportimet e para flasin për një ndërhyrje të policisë sapo artisti mbërriti në territorin zviceran.

Deri tani, nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të ndalimit të tij.