Ndërtimi i urave mbi Ibër pritet të ndërtohen në vjeshtë të këtij viti

Derisa Qeveria në detyrë e Kosovës ka nisur punimet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, një për automjete dhe një për këmbësorë, qytetarët në jug e veri të Mitrovicës shprehin mendime të ndryshme rreth këtij projekti. Disa prej tyre e përshëndesin këtë nismë të Qeverise e të tjerë thonë se po shpenzohet kot buxheti.

Njëra për automjete e tjetra për këmbësorë. Dy ura mbi Ibër planifikohet të ndërtohen deri në vjeshtë të këtij viti, sipas planit të Qeverisë në detyrë të Kosovës. Për këtë, kanë filluar punimet në të dy anët e lumit Ibër. Qytetarët në jug e në veri kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje.

“Mendoj se është mirë, mendoj diçka më mirë me u bë, më bukur, ja edhe rrugët që po ndërtohen është mirë, më mirë diçka me ndërtua, me u duk mirë. Pas Prishtinës, Mitrovica është qyteti kryesore në Kosovë. Me qneë ura e hapur, qytetarët m’u shoqërua në mes vete”, tha një qytetar.

“Nuk mund të them asgjë, këta (qeveria) po bëjnë çfarë po donë. Por, nuk është punë e keqe ajo, urat na bashkojnë e para. E dyta, nëse mbyllen urat, mbyllim edhe bashkëpunimin në mes qytetarëve”, tha një qytetar tjetër nga veriu.

Ndërsa qytetarët në jug të Mitrovicës, thonë se këto projekte janë të dobishme edhe për qytetarët në veri.

“Ishalla kanë sukses. Këto ura janë të krejt njerëzve që jetojmë këtu, urë e Kosovës”, tha një qytetar.

“Kjo është punë shumë e mirë nëse ndërtohen dy ura, më mirë edhe për qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe për të Veriut”, tha një qytetar tjetër nga jugu.

Deri në ndërtimin e këtyre dy urave, aktualisht do të shfrytëzohet hyrja nga Suhodolli./rtk

The post Ndërtimi i urave mbi Ibër pritet të ndërtohen në vjeshtë të këtij viti appeared first on Kosovapost.net.