Davide Ancelotti është pranë fillimit të karrierës si trajner kryesor. Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, është klubi i Botafogo që ka nisur kontaktet me 35-vjeçarin italian.
Aktualisht, Davide Ancelotti është ndihmës trajner i të atit te kombëtarja e Brazilit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të pranojë ofertën e Botafogo.
Klubi brazilian po kërkon një trajner të ri pas largimit të Renato Paiva. Pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube, Botafogo synon të mbrojë titullin kampion në Brazil si dhe synon triumfin në Copa Libertadores.
Edhe pse deri më sot nuk ka drejtuar kurrë një ekip të parë, drejtuesit e klubit brazilian janë të bindur se Davide Ancelotti ka aftësitë e duhura për t’i besuar projektin e tyre. 35-vjeçari vjen nga një eksperiencë e gjatë si ndihmëstrajner i të atit te Real Madrid dhe tani te Brazili, ndërsa tani mund të jetë pikërisht momenti i duhur për të bërë hapin e madh në karrierë si trajner i parë.
The post E kërkon ekipi që mori pjesë në Kupën e Botës për Klube, Davide Ancelotti gati të nisë karrierën si trajner appeared first on Telesport.