KEDS ka njoftuar se si pasojë e punimeve në rrjet, në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës, përcjell KosovaPost.
Në një komunikatë, KEDS ka treguar vendet, lokacionet dhe arsyen e ndaljeve.
Komunikata e plotë:
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të dielën, më 06.07.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/10[kV] Istogu do të ndërpritet:
LP 10kV J10 Kërnina (kodi: 54000006) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: Dubravë, Veriq, Padalishtë, Bellopojë, Shushicë, Kërninë,
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë
Prizren
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/10[kV] Theranda do të ndërpritet:
Dalja 10[kV] Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 08:30 deri 17:00 .
Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i trafove, ndërrimi i ndarsave, ndërrimi i izolatorëve, energjizimi i rrjetit të ri ajror, ngritja e shtyllave njn tension, si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.