Tr*agjedi në Istog: Mb*ytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zallç të komunës së Istogut, ku një fëmijë ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë familjare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 19:40.

“Një fëmijë i gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallç. Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mirëpo, sipas mjekëve, ka arritur pa shenja jete”, tha Gashi.

Ai shtoi se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe se hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar.

The post Tr*agjedi në Istog: Mb*ytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç appeared first on Kosovapost.net.