Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi jo vetëm që janë yjet kryesor në ekipet e tyre dhe lojtarët më të paguar, por që të dy kanë aftësinë dhe “pushtetin” të ndikojnë në vendimarrjet e klubit, sidomos kur vjen puna të merkato.
Mediat spanjolle raportojnë se Lionel Messi ka kërkuar nga drejtuesit e Inter Miami të transferojnë shokun e tij të kombëtares, Rodrigo De Paul, i cili luan me Atletico Madridin. Jorge Mas, pronari i klubit amerikan, ka filluar tashmë kontaktet me mesfushorin e Atletico Madrid, me qëllim për ta bindur atë të transferohet tek Inter Miami, klub që synon të fitojë titullin në MLS në sezonin e ri dhe të jetë protagonist në kompeticionet ndërkombëtare që zhvillohen në zonën e Amerikës.
Edhe pse De Paul është në vitin e fundit të kontratës më Atletico-n, klubi madrilen është i gatshëm të heq dorë prej tij vetëm nëse paguhet një shifër jo më pak se 15 milionë euro. Në anën tjetër, drejtuesit e Inter Miami synojnë të transferojnë emra të mëdhenj në ekipin e tyre në mënyrë që ta bëjnë Messin të ndihet i mbështetur brenda dhe jashtë fushës. Ardhja e De Paul shihet si një lëvizje strategjike, jo vetëm për cilësonë e lojës, por dhe për lidhjen e veçantë që ai ka me Leo Messin, jashtë fushës së lojës.
The post Messi “kopjon” Ronaldon, i kërkon Inter Miami-t të transferojnë yllin e La Ligës appeared first on Telesport.