Seanca e radhës, të hënën në ora 11:00

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari i LVV-së, pas dështimit të 42-të për themelimin e Komisionit për votim të fshehtë, njoftoi për ndërprerjen e këtij vazhdimi.

Ai tha se e radhës do të mbahet pas më pak se 48 orëve, të hënën nga ora 11:00.

Deputetët e partive PDK, LDK, AAK e partive tjera më të vogla nuk po e votojnë themelimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Këto parti janë shprehur kundër kandidates së propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

The post Seanca e radhës, të hënën në ora 11:00 appeared first on Kosovapost.net.