Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme të marrë pjesë në votim, nëse merret një vendim për të proceduar në atë mënyrë.
Ajo ka sqaruar se aktualisht nuk ka një votim për kryetarin e Kuvendit, por vetëm për formimin e një komisioni, dhe se vendimi i Nismës do të varet nga marrëveshjet politike që mund të arrihen
.“Nëse merret vendim që të hyhet në votim, po. Mirëpo në këtë fazë nuk kemi votim, sepse është duke u votuar për komisionin. Presim një vendimmarrje politike në tavolinë, që kish me prodhuar edhe reagimin tonë me votë,” tha Izmaku
The post Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë appeared first on Kosovapost.net.