E BUJSHME: Real Madrid interesohet për objektivin e madh të Barcelonës, “diamantin” e ri të Europës

Përveç transferimeve që ka në plan këtë verë, për t’i dhënë mundësinë Xabi Alonso-s të ketë një ekip të kompletuar, Real Madrid po ndjek me shumë interes, talentin e Portos, Rodrigo Mora. Në sezonin e fundit, 18-vjeçari u aktivizua në 23 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe dha 4 asiste në kampionat.

Talenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha, ku së fundmi në garë për yllin e ri portugez është futur edhe Real Madrid. Klubi madrilen po eksploron mundësi të reja për të forcuar skuadrën e tyre për të ardhmen, dhe emri i parë që kanë në listë është Rodrigo Mora.

Për djaloshin portugez, ka pasur interes serioz edhe nga Barcelona, por katalanasit nuk janë në momentin e tyre financiar më të mirë, ndryshe nga madrilenët, të cilët mund të jenë shumë të gatshëm për të paguar klauzolën e vendosur nga Porto për “diamantin” e tyre të ri, që është rreth 75 milionë euro.

Nuk përjashtohet as mundësia, që Real Madrid të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Porto-n dhe më pas ta huazojë diku talentin portugez, për të fituar përvojën e duhur, para se të jetë gati për ekipin e parë të “Los Blancos”.

The post E BUJSHME: Real Madrid interesohet për objektivin e madh të Barcelonës, “diamantin” e ri të Europës appeared first on Telesport.