Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi tha në emisionin Balkan Talks se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po bashkëpunon me forca ekstremiste në Republikën Srpska për të ndalur protestat në Serbi.
Sipas tij, këto forca ekstremiste janë një rrezik real, pasi mund të përdoren për të destabilizuar Ballkanin.
“Qytetarët në Serbi ballafaqohen me një regjim për arsye të provokimeve që bëjnë paramilitarët edhe nga republika Srpska. Mendoj se për Evropën është me rëndësi të merret seriozisht bashkëpunimi i Beogradit me ekstremistë në republika Srpska se këta njerëz që sot shërbehen për të dhunuar studentët për të ndalur protestat, nesër mund të shërbejnë për të destabilizuar Ballkanin. Nëse nisemi nga parullat e ekstremistëve gjatë protestave për Kosovë besoj se këto janë sinjal i qeverisë së Beogradit se nuk do bëjë lëshime. Nëse protesta vazhdon dhe përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare Vuçiç do përdorë mjete të dhunshme për të mbajtur pushtetin në emër të sovranitetit të Serbisë”, tha ai.
The post Bytyçi: Vuçiq me ekstremistët e Dodikut do destabilizojnë Ballkanin appeared first on Kosovapost.net.