Viti i parë i VLEN-it, raporton arritjet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Koalicioni shqiptar VLEN prezantoi punën njëvjeçare si pjesë e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar investimet, përfaqësimin dhe luftën kundër korrupsionit. Udhëheqësit e tij bënë krahasime me qeverisjen e kaluar dhe paralajmëruan vazhdim të angazhimit për qytetarët.

Koalicioni shqiptar VLEN prezantoi para mediave punën e bërë gjatë një viti si pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski. Udhëheqësit e koalicionit vlerësuan këtë vit si periudhë ndryshimesh konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin rajonal.

“Dallimi është konkret, nuk ka më nevoj për fjalë sepse kemi shkolla të reja, pagë minimale më të lartë, mijëra vende pune, diaspora po respektohet, korrupsioni po luftohet, shqiptarët po përfaqësohen drejtë. Kufijtë po hapen, miqësitë po forcohen, po investohet dhe ndërtohet dhe ky është vetëm fillimi”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

“Një vit qeverisje, një vit shpresë, një vit luftë për të riparuar dëmet e shkaktuara të sistemit, në sistemin e shtetit, një vit plot dinamikë, me ndërtime dhe zhvillim”, tha Bilal Kasami, kryetari i Lëvizjës Besa.

“Megjithatë, dje e kishim një situatë komike. Pas punës që e kanë bërë zëvendës ministri i Arsimit Lulzim Aliu, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri dhe veçmas Avokati i Shtetit Bekim Emini, që objekti i shkollës të Norovës të kalojë në pronë shtetërore e të legalizohet e të vazhdojë mësimi aty”, tha Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës.

“Bujar Osmani si ministër i Jashtëm ishte i vetmi zyrtar evropian që e priti Sergej Lavrovin, ndërsa Ali Ahmeti në mënyrë të turpshme nderoi presidentin serb Vuçiq në Manastirin e Shën Naumit si ta kishte mik shtëpie”, tha Bekim Qoku, Vetëvendosje.

VLEN në këtë Qeveri përfaqësohet nga pesë ministra, dy zëvendëskryeministra, ndërsa ka edhe kryetarin e Kuvendit./rtk

The post Viti i parë i VLEN-it, raporton arritjet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut appeared first on Kosovapost.net.