PSG eleminon Bayern, por bukuria e supersfidës u prish nga dëmtimi i rëndë i Jamal Musiala (VIDEO)

Në Atlanta u luajt çerekfinalja e parafundit për Kupën e Botës për Klube mes PSG-së dhe Bayern Munich. Një supersfidë e barazpeshuar, rezultati i të cilës ndryshoi vetëm në pjesën e fundit të ndeshjes.

Por, bukuria e kësaj supersfide u prish në fund të pjesës së parë, aty ku Jamal Musiala pas një përplasjeje të fortë më Gigio Donnarumma-n dyshohet se ka thyer këmbën. Djaloshi gjerman nisi sonte nga minuta e parë pas 3 muajsh, për shkak të një dëmtimi të pësuar dhe për ironi të fatit, sapo i rikthyer si titullar, dëmtohet rëndë. Donnarumma nuk iu beson dot syve dhe nuk i mban dot lotët. Të gjithë të shokuar, Musiala largohet me barrelë mes dhimbjesh të mëdha. SHIKODEMTIMINEMUSIALA

Në minutën e dytë shtesë Bayern gjen golin me Michael Olise, i cili shënon me kokë, pas krosimit të Kinglsey Coman, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të francezit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. SHIKOGOLIN E ANULLUAR TE OLISE

Në minutën e 73-të, Ousmane Dembele i sapo futur në fushën e lojës kishte shansin e artë të zhbllokonte rezultatin, pas një gafe të Manuel Neuer, që për fatin e tij të mirë nuk rezultoi fatale.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 78-të, Harry Kane humb një top më mesin e fushës, i rikuperuar nga Joao Neves, i cili kombinon bukur me Achraf Hakimi dhe në fund portugezi asiston bukur për Desire Doue, francezi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 82-të, PSG mbetet me 10 lojtarë, pasi Willian Pacho la fushën e lojës, për ndërhyrje të ashpër ndaj Leon Goretzka dhe arbtri nuk kishte dyshime, e ndëshkoi direkt me të kuq. SHIKORASTIN

Në minutën e 86-të, Harry Kane dërgon me kokë topin në rrjetë pas krosimit të Gnabry, por goli anullohet sërish për pozicion jashtë loje. Në minutat shtesë, PSG mbeti me 9 lojtarë, pasi Lucas Hernandez u ndëshkua me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj kundërshtarit, Raphael Guerreiro. SHIKORASTIN

Në fund, ishte Ousmane Dembele që vulosi fitoren me golin e tij pas super asistit të Achraf Hakimi. PSG fiton përfundimisht 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit, Real Madrid-Dortmund. SHIKOGOLIN

The post PSG eleminon Bayern, por bukuria e supersfidës u prish nga dëmtimi i rëndë i Jamal Musiala (VIDEO) appeared first on Telesport.