Po shkëlqen në Kupën e Botës për Klube, Real Madrid merr ofertën 40 milionë euro nga Londra për zbulimin e Alonso-s

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso për këtë kompeticion, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 4 ndeshje deri tani.

Duke parë formën e mirë që ka treguar në Kupën e Botës për Klube, shumë ekipe të njohura janë të interesuara për 21-vjeçarin e Real Madrid. Oferta më interesante që ka marrë klubi madrilen deri tani për Gonzalo Garcia është ajo e Chelsea-s.

Sipas mediave spanjolle, “Blutë e Londrës” ofrojnë 40 milionë euro për sulmuesin e ri të Realit, klauzola e të cilit është 50 milionë euro. Deri tani ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga klubi madrilen, por duhet pranuar që oferta e “Bluve” është jashtëzakonisht e mirë.

The post Po shkëlqen në Kupën e Botës për Klube, Real Madrid merr ofertën 40 milionë euro nga Londra për zbulimin e Alonso-s appeared first on Telesport.